Lajme

Përfundon numërimi i votave për asamble në Vushtrri- ky është rezultati

10/14/2025 09:20
nga:Sh R

Edhe në Komunën e Vushtrrisë ka përfunduar numërimi i votave për Kuvendin Komunal.

Bazuar në rezultatet tanimë finale del se PDK-ja mori 38.32% të votave për asamble, kurse Vetëvendosje 26.10%.

Po ashtu LDK-ja mori 21.36% dhe Nisma 5.53% të votave.