Lajme

Zgjedhjet lokale: Prishtina drejt rezultateve përfundimtare për asamble

10/14/2025 08:36
nga:Sh R

Procesi i numërimit të votave për kandidatët e asambleve komunale po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit.

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në disa komuna procesi i numërimit është ende në vazhdim, ndërsa në disa të tjera tashmë ka përfunduar.

Në Prishtinë, deri tani janë procesuar votat nga 254 vendvotime, nga gjithsej 268, transmeton Klankosova.tv.