Sporti

Andi Lila flet për kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në ‘Play off’

10/14/2025 07:58
nga:Mergim Rreci

Ish-lojtari i Kombëtares Andi Lila ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, TV Klan, teska ka folur për skenarët, nëse Shqipëria arrinë të sigurojë vendin e 2-të në Grupin K të kualifikuesve për “Botërorin 2026”, duke i dhënë mundësinë për në “play-off”:

“Skenari më i keq është të na bjerë Skocia në ndeshjen e parë të ‘paly-off’. Një skuadër britanike që luan futboll të ashpër dhe të shpejtë.

Skenari më i mirë është Hungaria. Me hungarezët kemi rezultate të mira. Nëse avancojmë për ndeshjen e dytë, skenari më i mirë do ishte Rumani, ndërsa më i keqi Italia”.