Sporti

Reagon 100 milionëshi i Suedisë, Isak: Humbje e turpshme, gjithçka po shkon keq!

10/13/2025 23:46
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore historike në Goteborg ndaj Suedisë me rezultatin minimal 0-1.

Fisnik Asllani realizoi golin e fitores në këtë ballafaqim, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Isak foli për mediat suedeze ku u shpreh tejet i zhgënjyer.

“Është tmerrësisht e tmerrshme. E turpshme. I zhgënjyer, edhe një herë. Gjithçka është shumë keq”, tha Isak për mediat suedeze pas ndeshjes.

“Po luajmë shumë keq. Mënyra se si po luajmë nuk funksionon. Po e bëjmë shumë keq edhe individualisht. Është një kombinim i gjithçkaje. Ka pasur një zhvillim negativ që kur kanë filluar kualifikueset e Kupës së Botës, nuk ka pasur përparim. Është e trishtueshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport