Lajme

Kusari-Lila: Kosova dëshmoi standard të lartë demokratik, Alternativa do të vazhdojë rrugëtimin

10/13/2025 22:25
nga:Genita C

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e vlerësuar procesin si shembull demokratik për rajonin, raporton GazetaBlic.

Ajo shprehu mirënjohje për të gjithë kandidatët e Alternativës, duke pranuar se rezultati nuk ishte ai i synuari, por theksoi se angazhimi i tyre e forcon më tej misionin e partisë.

“Këto zgjedhje ishin vetëm hera e dytë në tetë vite që Alternativa garoi me emrin e saj. Do të vazhdojmë përpara me më shumë përkushtim, vizion dhe praninë në gjithë Kosovën,” u shpreh Kusari-Lila, duke uruar edhe fituesit e raundit të parë dhe kandidatët që shkojnë në balotazh më 9 nëntor.