Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Prishtinë, duke theksuar se partia është rikthyer si forca e parë pas 12 vitesh, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ky sukses nuk u arrit me propagandë apo zhurmë, por me punën katërvjeçare të Përparim Ramës dhe reformimin e brendshëm të LDK-së në kryeqytet.
“Në Prishtinë, jemi rikthyer veç me punë. Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake… Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë,” shkroi Abdixhiku, duke shtuar se qytetarët besojnë te përpjekja e drejtë dhe jo te propaganda.


