Lajme

Çitaku: Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm

10/13/2025 17:08
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, duke theksuar se partia ka dalë forca e parë politike në vend me mbi 175 mijë vota dhe 208 asambleistë në gjithë Kosovën, raporton GazetaBlic.

Ajo tha se ky është rezultat i përkushtimit dhe vizionit, duke theksuar se “besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë”.

Çitaku e cilësoi këtë si një fitore të qëndrueshmërisë dhe vlerave të PDK-së.