Lajme

Policia ndalon shoferin pa leje që `fluturonte` në magjistrale

10/13/2025 16:24
nga:N K

Një shofer është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi mbi 160 kilometrash në orë në magjistralen Prishtinë – Pejë afër Sllatinës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit në lëvizje, njësiti policor ka identifikuar automjetin që po qarkullonte me shpejtësi të lartë, duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e lejuar dhe duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Pas ndalimit të automjetit, policia ka konstatuar se shoferi nuk posedonte asnjë kategori për drejtim të automjetit.

Të njëjtit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, në pajtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndërsa vetura është drejtuar nga një shoferë tjetër.

Policia e Kosovës disa herë ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrollet e shtuara në rrugët e vendit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në komunikacion, duke apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat rrugore.