Arian Tahiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka reaguar pas rezultateve të KQZ-së ku ka shkuar në balotazh me Faton Pecin nga VV, raporton Gazeta Blic.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, teksa ka thënë që të ecin bashkë drejt fitores së plotë.
Postimi i tij i plotë:
Mitrovicë
Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe!
Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë!
Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!
Ariani


