Lajme

53 vota për kandidatin gjakovar që vdiq disa javë para zgjedhjeve

10/13/2025 09:35
nga:G B

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Gjakovë, në këto zgjedhje lokale.

Njëri prej kandidatëve për kryetar, i cili fatkeqësisht vdiq në një aksident trafiku javë më parë, po figuron si i votuar nga disa qytetarë atje.

Kështu thonë rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.

Sipas të dhënave, Nikoll Perkaj i ka marrë 53 vota.