Lajme

Numërohen 97 përqind e votave në Prishtinë, vazhdon e ngushtohet gara mes Përparim Ramës e Hajrulla Çekut

10/13/2025 00:30
nga:Sh R

Numërimi i votave në Prishtinë po shkon drejt fundit, teksa gara veç po ashpërsohet.

Nga numërimi i 97 përqind të vendvotimeve, Përparim Rama ka një epërsi të vogël ndaj Hajrulla Çekut të VV’së. Rama ka 33.79 përqind, teksa Çeku 32.95 përqind.

Për të përfunduar numërimi, kanë mbetur edhe tetë vendvotime.