Lajme

Zyrtare: Ramiz Lladrovci merr 52,31% të votave, fiton pa balotazh në Drenas

10/13/2025 00:09
nga:Lorik J

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit, për komunën e Drenasit.

Pas numërimit të 100% të votave, Ramiz Lladrovci ka fituar edhe një mandat si kryetari i kësaj komune, shkruan GazetaBlic.

Lladrovci i cili garoi si i pavarur fitoi 52,31% të votave, teksa Petrit Hajdari i PDK-së doli i dyti me 37,31%.

Më poshtë keni renditjen zyrtare: