Lajme

Balotazh edhe në Obiliq mes Xhafer Gashit dhe Halil Thaçi

10/12/2025 23:10
nga:Lorik J

Ka përfunduar thuajse i gjithë numërimi i votave në Obiliq.

Atje tash janë numëruar 100% të votave në 33 prej 33 vendvotimeve.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Xhafer Gashi i LDK-së ka marrë 5,809 vota, kurse Halil Thaçi nga VV-ja ka marrë 5,505 vota.

LDK dhe VV shkojnë në balotazh në këtë Komunë.

/GazetaBlic