Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se janë fitues të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe.
Latifi ka ftuar qytetarët të festojnë sonte tek lokalet pranë palestrës “Mizahir Isma”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të komunës së Rahovecit,
Jemi fitues të padiskutueshëm të këtyre zgjedhjeve! Faleminderit për mbështetjen e madhe, për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kulturën e treguar në shprehjen e vullnetit tuaj!
Ju ftoj që fitoren tonë ta festojmë së bashku, te lokalet pranë palestrës “Mizahir Isma”!
Ju presim nga ora 22:00!


