Lajme

LDK në Podujevë: Balotazhi, jo rezultat i kënaqshëm – me rezultate dalim pas orës 20:00

10/12/2025 19:30
nga:G B

Pas mbylljes së vendvotimeve, dega e LDK-së në Podujevë kanë thënë se kanë pasur pritshmëri më të larta.

Por, kjo degë i ka thënë Klan Kosovës se balotazhin e kanë mbërritur ani se nuk e marrin si punë të kryer.

Teksa kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë për Klan Kosova se deri në ora 20:00 nuk ka diçka konkrete dhe se në ora 20:00 mund të dalin me rezultat për këtë komunë.