Lajme

Uran Ismaili thirrje qytetarëve: “60 minutat e ardhshme – më të rëndësishmet për Prishtinën”

10/12/2025 18:19
nga:G B

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të vendosur për të ardhmen e kryeqytetit.

“Prishtinë e dashur, kjo është ora ma e randësishme për të ardhmen e qytetit tonë! 60 minuta që i përcaktojnë 4 vjet! Nëse ende nuk keni votu, dilni dhe votoni. Në këtë moment vendimtar për qytetin, s’ka kurrgjë ma të randësishme!” tha Ismaili në një video të publikuar sot.