Lajme

Shoqërohet në polici një person nga shkolla “Naim Frashëri” në Shtime

10/12/2025 15:11
nga:Lorik J

Një person nga shkolla “Naim Frashëri” është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se pas verifikimeve, i njëjti është liruar.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit është liruar pa ndonjë inicim të ndonjë rasti ndaj tij”, tha më tej Veseli.