Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës, raporton Gazeta Blic.
Ajo ka bërë thirrje që të votojnë.
“Vota juaj ka peshë. Sot vendosim për të nesërmen tonë”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Sot është dita e vendimit!
Ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, të dalin dhe të votojnë për ata që punojnë për Kosovën.
Vota juaj ka peshë. Sot vendosim për të nesërmen tonë!


