Lajme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano: Vlerësoj angazhimin e sistemit prokurorial për mbrojtjen e të drejtës së votës

10/12/2025 11:47
nga:G B

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka vizituar sot Dhomën Operative të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, Barbano u takua me Koordinatoren Kombëtare për Zgjedhje, Laura Pula, me të cilën diskutoi mbi monitorimin dhe garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në vend.

“Jam shumë i kënaqur që vizitova Dhomën Operative të Prokurorit të Shtetit dhe u takova me Koordinatoren Kombëtare për Zgjedhje, Laura Pula”.

“E vlerësoj angazhimin e sistemit prokurorial të Kosovës për mbrojtjen e të drejtës së votës dhe garantimin e integritetit të procesit zgjedhor”, ka deklaruar Barbano.

Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe misioneve ndërkombëtare mbetet thelbësor për forcimin e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve në proceset demokratike.