Lajme

Sokol Haliti me mesazh falënderimi për qytetarët e Vitisë: Dilni dhe votoni për përfaqësuesit tuaj

10/12/2025 11:07
nga:G B

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka votuar sot në vendlindjen e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pas votimit, Haliti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen dhe u bëri thirrje të gjithëve që ta ushtrojnë të drejtën e votës.

“I falënderoj qytetarët e Vitisë për angazhimin dhe pjesëmarrjen. I ftoj të gjithë të dalin dhe të votojnë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre përmes votës së lirë.”

Ai theksoi gjithashtu atmosferën pozitive që po mbizotëron në ditën e votimeve.

“Është një ditë e mirë sot, edhe koha po na mban”, tha ai.