Lajme

Ekrem Kastrati voton së bashku me bashkëshorten- Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve!

10/12/2025 10:31
nga:Y I

Të drejtën e votës e ka ushtruar edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.

Kastrati i shoqëruar nga bashkëshortja tha se sot është një ditë e bukur për qytetarët pa dallim.

“Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë, sepse janë zgjedhje për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e Malishevës sonë” shkruan Kastrati raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Ditë e bukur për qytetarët tanë pa dallim, që po dalin dhe po votojnë me qetësi, me respekt e me dashuri për komunën tonë.

Pavarësisht bindjeve politike, kjo ditë na bashkon të gjithëve në një qëllim të përbashkët, përparimin dhe të ardhmen e komunës sonë, sepse janë zgjedhje për qytetarët tanë dhe për zhvillimin e Malishevës sonë.