Lajme

KQZ-ja – votuesve: Ruajeni integritetin e votës, raportojeni çdo parregullsi

10/12/2025 07:40
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime.

“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullësi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë filluar sot. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00.