Lajme

Uran Ismaili: Konflikt i panevojshëm – Sheshi ‘’Xhorxh Bush’’ duhet të hapet

10/11/2025 22:29
nga:Sh R

Në pjesën e tretë të Pressing në T7 është i ftuar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Ky i fundit ka thënë se sheshi ‘Xhorxh Bush’’ është një konflikt i panevojshëm dhe se i i cili duhet të hapet.

‘‘E para çka unë kam thanë është se duhet të hapet sheshi ‘’Xhorxh Bush’’. Një konflikt i panevojshëm që neve na ndodhi mes dy kandidatëve që i kemi sot, mes zotit Rama dhe zotit Çeku, që e dërgojnë njëri tjetrin në gjyq. Dhe sot e asaj dite mbetet në gjyq. Tre vite i mbyllur sheshi, dhe katër vite me siguri derisa të merret vendimi, shtatë vite ne të jemi në një gjendje ku e shohim një makineri që ka mbet dhe asgjë s’bëhet me të. Unë jam që duhet të hapet rruga, me fillu qarkullimi.’’, ka thënë ai.