Lajme

Dragusha: Mbështetja juja për ta bërë Prishtinën që duam është shumë e rëndësishme

10/11/2025 22:23
nga:Sh R

Kandidatja e LDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Donjeta Dragusha, thotë se mbështetja juaj për ta bërë Prishtinën që e duam është shumë e rëndësishme, raporton GazetaBlic.

Ajo fton qytetarët që nesër mos ti harrojnë numrin 113 LDK Përparim Rama dhe numrin 3 Donjeta Dragusha.

Postim i plotë:

I/E nderuar,

Faleminderit per mbeshtetjen qe me ke dhene tash e sa vite ne rrugetimin politik.

Faleminderit qe kishe durim gjate kesaj fushate, ndoshta e kemi tepru me thirrje e postime.

Por mbeshtetja juaj per ta bere Prishtinen qe duam eshte shume e rendesishme, andaj neser mos i harroni keta dy numra:
113 LDK Perparim Ramen

3 Donjeta Dragusha

Me mirenjohje,

Donjeta Dragusha