Lajme

Bulliqi premton mësim gjithëditor në të gjitha shkollat e Podujevës

10/11/2025 19:28
nga:Sh R

Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar në Podujevë, në një postim ne Facebook ka njoftuar se në mandatin e ri Komuna e Podujevës, do jetë komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

E për ta realizuar këtë, Bulliqi thotë se do të ndërtojnë shkolla të reja në tri fshatra si dhe anekse në shkollat ekzistuese.

Po ashtu, ai shkruan se shujtat e ngrohta për çdo nxënës të Podujevës, do sigurohen nga kuzhina qendrore.“Në mandatin tonë të ri pas 12 tetorit, Komuna e Podujevës do të bëhet komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

Për ta bërë këtë, do të ndërtojmë edhe shkolla të reja në tri fshatra, që i shtohen numrit të shkollave të ndërtuara në mandatin e parë, si dhe anekse të reja në shkollat ekzistuese.

Kuzhina qendrore ndërkaq, do të na sigurojë shujta të ngrohta për çdo nxënës.Vazhdojmë fuqishëm, me punë të mëdha për Podujevën!”, shkruan Bulliqi.

Postimi i tij i plotë:Në mandatin tonë të ri pas 12 tetorit, Komuna e Podujevës do të bëhet komuna e parë në Kosovë që do t’i ketë të gjitha shkollat me mësim gjithë ditor.

Për ta bërë këtë, do të ndërtojmë edhe shkolla të reja në tri fshatra, që i shtohen numrit të shkollave të ndërtuara në mandatin e parë, si dhe anekse të reja në shkollat ekzistuese.Kuzhina qendrore ndërkaq, do të na sigurojë shujta të ngrohta për çdo nxënës.

Vazhdojmë fuqishëm, me punë të mëdha për Podujevën