Lajme

Bulliqi: Faleminderit për mbështetjen e sinqertë që po na e ofroni – Së bashku do ta çojmë përpara zhvillimin e Obrançës dhe të gjithë komunës sonë

10/11/2025 18:34
nga:Sh R

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, thotë se në mesin e banorëve të Obrançës, njeu besimin dhe përkrahjen e madhe për punën që kemi bërë dhe për projektet që na presin përpara.

Bulliqi ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e sinqert që po ja ofrojnë.

Postimi i plotë:

Obrança me mbështetje të fuqishme!

Sonte, në mesin e banorëve të Obrançës së mrekullueshëm, ndjeva për së afërmi besimin dhe përkrahjen e madhe për punën që kemi bërë dhe për projektet që na presin përpara.

Faleminderit për mikpritjen, për fjalët e mira dhe për mbështetjen e sinqertë që po na e ofroni. Kjo përkrahje e fuqishme është dëshmia më e mirë se rruga që kemi ndjekur është e drejtë dhe se së bashku do ta çojmë përpara zhvillimin e Obrançës dhe të gjithë komunës sonë.

Bashkë për Obrançën!

Bashkë për Podujevën!