Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar për përfundimin e një investimi të rëndësishëm komunal – shkollën e re “Mustafë Venhari”, duke e cilësuar këtë si një kapitull të ri në zhvillimin e arsimit në komunë.
Sipas Idrizit, gjatë katër viteve të mandatit të parë, përveç kësaj shkolle, janë ndërtuar edhe dy çerdhe të reja, duke treguar përkushtimin e qeverisjes së tij ndaj edukimit dhe të ardhmes së fëmijëve të Vushtrrisë.
“Do të vazhdojmë të investojmë në arsim edhe në mandatin e dytë, si shtyllë e programit tonë dhe për një të ardhme më të ndritur të fëmijëve tanë,” ka deklaruar Idrizi.


