E mbijetuara e kancerit të gjirit, Arnisa Osmani, vjen në një rrëfim të fortë dhe emocionues për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic”.
Osmani tregon momentin kur u përball me faktin se ishte diagnostifikuar me kancer.
Ajo ka ndarë momentet e saj nga konsultat dhe trajtimi mjekësor, duke treguar edhe për mbështetjen e pazëvendësueshme që ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Pavarësisht frikës së madhe, Arnisa tregon se nuk ishte vetëm.
Pas operacionit dhe periudhës së kimioterapisë ajo tregon se një nga momentet më të vështira ishte kur i ranë flokët, një simbol i femrës.
Për këto dhe shumçka tjetër ju ftojmë të ndiqni rrëfimin e plotë të Arnisa Osmanit dhënë për dokumentarin Expose i cili transmetohet sot me fillim nga ora 15:45 në Kanal 10 dhe kanalin zyrtar të “Gazeta Blic” në Yotube.
/Gazeta Blic/


