Lajme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës mbetet mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

10/10/2025 22:59
nga:Sh R

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka pritur në takim sot Mike Huckabee, homologun e saj të ShBA-së në po të njëjtin shtet.

Demiri ka pohuar se për të ishte nder i veçantë zhvillimi i këtij takimi, si dhe theksoi se biseduan për bashkëpunimin mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për metodat e rritjes së angazhimit të përbashkët edhe me Izraelin.

“Diskutuam për partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin me Izraelin”, tha Demiri në një postim në sajin në platformën sociale X.

Në fund, Demiri u shpreh se populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.