Sporti

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

10/10/2025 22:38
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kosova ka barazuar me Slloveninë, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas këtij barazimi, Kosova mbetet në vendin e dytë me 4 pikë dhe i gëzohet humbjes së Suedisë nga Zvicra.

Ndeshja e radhës e ‘Dardanëve’ është me Suedinë, e cila zhvillohet të hënën.

/GazetaBlic Sport/