Lajme

Statovci: Prishtina një qytet që krijon mundësi dhe i jep jetë ideve të reja

10/10/2025 21:32
nga:N K

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, thotë se POP Prishtina, do të jetë hapësira që i bashkon bizneset e vogla, gastronominë, artin dhe kulturën, raporton GazetaBlic.

Statovci tregon disa nga programet ku ndër to do të jetë edhe Agroparku i Prishtinës, një sistem i integruar do të lidhë çdo hallkë të zingjirit bujqësor.

Postimi i plotë:

Një qytet që krijon mundësi dhe i jep jetë ideve të reja. Pop Prishtina do jetë hapsira që i bashkon bizneset e vogla, gastronominë, artin dhe kulturën. Pra, një qendër e gjallë për të rinjtë, startup-et dhe artistët që e kthen qytetin në një destinacion edhe kreativ edhe ekonomik.

E radhës, Agroparku i Prishtinës, një sistem i integruar që do lidhë cdo hallkë të zingjirit bujqësor. Duke fillu nga prodhimi, grumbullimi, procesimi, logjistika dhe paketimi. E gjitha sipas standardeve moderne dhe me ndërlidhje me tregun. Ndërsa me krijimin e qendrës së Intelegjencës Artificiale do krijojmë një hapsirë ku startup-et, studiuesit dhe departamentet e Kulturës bashkë zhvillojnë zgjidhje në raport me problemet komunale.