Lajme

Ramosaj në Isniq: Faleminderit mërgimtarë që na përkrahni edhe në kohë zgjedhjesh

10/10/2025 18:44
nga:N K

Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së në Deçan, po mbanë tubimin përmbyllës në Isniq të kësaj komune.

Ramosaj, i cili është edhe kryetar i Deçanit, ka falënderuar burra e gra që e kanë bërë këtë vend krenar, por ka shprehur falënderim edhe kur të njejtit organizohen për zgjedhje.

“Kam parë këto ditë shumë vëllëzer dhe motra që kanë ardhë nga mërgimi dhe u jam mirënjohës për gjithqka që bëjnë për neve e sidomos angazhimin e tyre dhe për angazhimin që e kanë edhe për familjet e tyre, për qytetin e tyre, për shtetin e tyre, e njëkohësisht që edhe në kohë të zgjedhjeve nuk na lënë vetëm”, thotë Ramosaj gjatë fjalimit të tij.