Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka filluar implementimi i projektit ‘Vendosja dhe mirëmbajtja e tableave informuese, emërtimet e fshatrave dhe rrugëve’, raporton GazetaBlic.
Ramosaj thotë se ky është një hap i rëndësishëm për orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës komunale në përgjithësi.
Postim i plotë:
Sot ka filluar implementimi i projektit “Vendosja dhe mirëmbajtja e tabelave informuese, emërtimet e fshatrave dhe rrugëve.” 🏷️🚧
Ky është një hap i rëndësishëm për orientimin më të lehtë të qytetarëve dhe vizitorëve, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës komunale në përgjithësi.
Falë këtij projekti, çdo rrugë e fshat i komunës sonë do të ketë identitet të qartë dhe standard të njëjtë informues.
#FLASIMmePUNË
BR


