Lajme

Petrit Hajdari: Nga zemra, njëmijë herë faleminderit Dobroshec e Godanc!

10/10/2025 13:29
nga:N K

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka falenderuar të gjithë përkrahësit që morën pjesë mbrëmë në tubim, nga vendlindja e tij Dobrosheci e Godanci, raporton GazetaBlic.

Hajdari është shprehur shumë optimist për këtë garë, pasi që sipas tij, gëzon përkrahjen masive nga vendlindja e tij si dhe të gjitha fshatrat e komunës.

“Nga zemra, njëmijë herë falemnderit Dobroshec e Godanc! Bashkë, më të fortë se kurrë”- shkroi ai në një postim në Facebook.

“Është emocionues vlerësimi i të gjitha fshatrave dhe qytetit të Drenasit. Veçanërisht emocionues është vlerësimi i vendlindjes sime Dobroshecit që së bashku me Godancin mbrëmë iu përgjigjen masivisht tubimit tonë. Teksa jemi në ditët e fundit të fushatës, në këtë garë hyj shumë optimist e shumë i frymëzuar ngaqë nga fshati im i lindjes në të gjitha fshatrat e komunës sonë kemi marrë përkrahje masive.Falemnderit shumë të gjithëve, një nga një! Nuk e ndalim hapin deri në fitore, e pas fitores nuk e ndalim punën”.”Do ta ndërtojmë një Drenas me krenari e dinjitet”- përfundoi Hajdari.