Lajme

I shtati me radhë- Stefan Kovaçeviq nuk arrin të zgjedhet nënkryetar Kuvendi nga Lista Serbe!

10/10/2025 11:37
nga:Y I

I propozuari i radhës për të shtatën herë me rradhë, Stefan Kovaçeviq nuk mori vota për nënkryetar të Kuvendit.

Ai nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Paraprakisht kandidatë ishin Slavko Simiq, Zlatan Elek, Verica Ceraniq, Liljana Stevanoviq, Miljana Nikoliq, dhe Branislav Nikoliq.