Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar në lidhje me tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale.
Ky subjekt politik ka njoftuar se mbyllja bëhet sot në orën 18:00, në AMC Hall.
“Në këtë tubim, kryetari aktual dhe i ardhshëm i kryeqytetit, Përparim Rama, do të shpalosë programin dhe vizionin e tij për mandatin e ri, ndërsa prezantohet edhe ekipi fitues i LDK-së për Asamblenë Komunale.Tubimin e nderon pjesëmarrja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku” thuhet në njoftimin e LDK-së raporton “Gazeta Blic”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sonte e përmbyllim bashkë fushatën tonë fituese të kryeqytetit, për Zgjedhjet Lokale 2025!
Ju ftojmë në mbylljen madhështore të fushatës së Prishtinës, që mbahet sot (e premte), në orën 18:00, në AMC Hall.
Në këtë tubim, kryetari aktual dhe i ardhshëm i kryeqytetit, Përparim Rama, do të shpalosë programin dhe vizionin e tij për mandatin e ri, ndërsa prezantohet edhe ekipi fitues i LDK-së për Asamblenë Komunale.
Tubimin e nderon pjesëmarrja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ejani ta përmbyllim këtë fushatë me energji, me entuziazëm dhe me besimin në fitoren e madhe të 12 tetorit!
Prishtina fiton me Përparim Ramën. Prishtina fiton me LDK-në!
#LDK113
#Prishtinapertej


