Lajme

Tre ditë para zgjedhjeve, Osmani: Energjia e rinisë më jep forcë për hapat që po bëjmë bashkë

10/09/2025 23:55
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani ka mbajtur një tubim të madh me rininë e LDK-së.

Ai ka thënë se tre ditë para zgjedhjeve, energjia dhe besimi i të rinjve i kanë dhenë forcë për rrugën përpara.

“Çfarë mbrëmje fantastike me rininë tonë! Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, energjia dhe besimi i tyre në ndryshim më japin forcë për çdo hap që po bëjmë bashkë. E ardhmja është rinia — dhe rinia është me ne”, ka thënë Osmani.