Sporti

Të gjitha biletat e shitura, Kosova do të ketë përkrahje të madhe nga tribunat ndaj Sllovenisë

10/09/2025 23:29
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Sllovenia do të përballen nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë vetëm pikët e plota në tempullin e futbollit në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Analizuar shifrat e basteve, Kosova e ka epitetin e kombëtares favorite ndaj Sllovenisë, por që natyrisht, gjithçka duhet të dëshmohet në fushë.

Një forcë e shtuar për futbollistët dardanë, do të jetë nga tribunat, me të gjitha biletat që janë shitur për këtë përballje.

Atmosfera pritet të jetë e ‘zjarrtë’, me tifozët që ëndërrojnë një fitore dhe një tjetër natë fantastike, pas asaj me Suedinë.

/GazetaBlic Sport/