Lajme

Ramosaj fton qytetarët e Deçanit në tubimin përmbyllës: Ejani bashkë të dëshmojmë forcën, besimin dhe dashurinë për qytetin tonë

10/09/2025 20:55
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune, që të bashkohen nesër në tubimin përmbyllës të fushatës, raporton Gazeta Blic.

“Nesër në ora 18:00, ju presim në palestrën sportive “Ruzhdi Ramosaj”, ka thënë ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Deçanit,

Nesër takohemi në tubimin fitues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Ejani bashkë të dëshmojmë forcën, besimin dhe dashurinë për qytetin tonë!

#FLASIMmePUNË #AAK174