Lajme

Ekrem Hyseni: Sonte vulosëm fitoren tonë të madhe – faleminderit Podujeva ime

10/09/2025 20:39
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka thënë se sonte nga sheshi “Ali Ajeti”, u vulos fitorja e tij e madhe, raporton Gazeta Blic.

“Sonte në Podujevë nisi ndryshimi, e pikërisht me këtë shesh do të nisë transformimi i Podujevës sonë|, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

FALEMINDERIT PODUJEVA IME!

Sonte, bashkërisht nga sheshi “Ali Ajeti”, vulosëm fitoren tonë të madhe!

Sonte në Podujevë nisi ndryshimi, e pikërisht me këtë shesh do të nisë transformimi i Podujevës sonë.

Respekt e mirënjohje për çdonjërin prej jush!