Sporti

Kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës

10/09/2025 19:52
nga:Mergim Rreci

Deri më tani, 19 kombëtare janë kualifikuar deri më tani në Kampionatin Botëror të futbollit që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.

Këto tri të fundit e kanë siguruar automatikisht pjesëmarrjen si organizatore.

Deri tash biletën për evenimentin më të rëndësishëm e kanë prerë: Argjentina, Brazili, Ecuadori, Uruguai, Kolumbia e Paraguai, Japonia, Irani, Australia, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Maroko, Tunisia dhe Egjipti dhe Zelanda e Re.

Ky kampionat për herë të parë do t’i ketë 48 shtete pjesëmarrëse, nga 32 sa ishte deri më tani.

Kampionati Botëror 2026-të, nis më 11 qershor të vitit të ardhshëm dhe përfundon më 19 korrik.