Lajme

Çka ka me bo Beka për Rininë? Berisha shpalos planin për të rinjtë në takimin me ta

10/09/2025 18:44
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar rininë e Prishtinës, “një brez të jashtëzakonshëm, të informuar, kreativ, që jeton në epokën e teknologjisë dhe punon për tregjet globale”, raporton Gazeta Blic.

“Prandaj, për ta kemi plan konkret: Do të krijojmë Zyrën e Rinisë pranë Kryetarit të Komunës, ku të rinjtë vetë do të vendosin për prioritetet e tyre dhe do të jenë pjesë e çdo vendimi që prek të ardhmen e tyre. Do të hapim dy Qendra Rinore, njëra në Pallatin e Rinisë që do ta rikthejmë në funksion si shtëpi e aktiviteteve rinore, dhe tjetra, Qendra për Zhvillim dhe Inovacion, në Bardhosh, ku idetë e të rinjve do të kthehen në projekte konkrete dhe punësim”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Çka ka me bo Beka për Rininë?

Sot, bashkë me Yllin, u takuam me rininë e Prishtinës, me një brez të jashtëzakonshëm, të informuar, kreativ, që jeton në epokën e teknologjisë dhe punon për tregjet globale

Rinia jonë nuk ka nevojë vetëm për fjalë, por për hapësirë, mundësi dhe përfshirje reale në vendimmarrje.

Prandaj, për ta kemi plan konkret: Do të krijojmë Zyrën e Rinisë pranë Kryetarit të Komunës, ku të rinjtë vetë do të vendosin për prioritetet e tyre dhe do të jenë pjesë e çdo vendimi që prek të ardhmen e tyre.

Do të hapim dy Qendra Rinore, njëra në Pallatin e Rinisë që do ta rikthejmë në funksion si shtëpi e aktiviteteve rinore, dhe tjetra, Qendra për Zhvillim dhe Inovacion, në Bardhosh, ku idetë e të rinjve do të kthehen në projekte konkrete dhe punësim.

Ne besojmë në rininë tonë. Sepse rinia nuk është vetëm e ardhmja, është forca që po e ndryshon të tashmen.

Shih programin ne www.bekeberisha.com

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon