Ish-gjyqtari shqiptar, Lorenc Jemini, ka bërë një premtim interesant para ndeshjes ndaj Serbisë.
Lorenc Jemini premtoi publikisht, as më pak, as më shumë, se do të zhvishej në studio nëse Shqipëria do ta mposhtte Serbinë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Shpresoj të jetë dita më e mirë për ekipin tonë. Dua që rezultati të jetë 0:1, jo më shumë. Do të jetë shumë e vështirë, por tani flas si tifoz. Dua që të fitojmë 1:0”.
“Nëse përfundon me atë rezultat, do të zhvishem në studio. Kam një ide të shikoj ndeshjen dhe të punoj me fanellën e ekipit kombëtar. Do ta heq dhe do të festoj. Nëse rezultati është edhe më bindës, mund të heq qafe gjithçka”, tha Jemini në komentin e tij.
/GazetaBlic Sport/


