Lajme

Muharremaj me mesazh të veçantë pak ditë para zgjedhjeve

10/09/2025 17:46
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka ndarë një mesazh të veçantë tre ditë para zgjedhjeve lokale.

Ai ka thënë se ka bërë rrugë që kurrë nuk ka qenë e lehtë, teksa ka tentuar që të jetë bashkëudhëtar me qytetarët, jo veç kryetar i tyre.

Postimi i tij:

Unë vij nga një rrugë që s’ka qenë kurrë e lehtë.

Nga ditët e pluhurosura të punës, nga mëngjeset me shqetësime e mbrëmjet me shpresë.

Nga ajo përditshmëri ku secili prej nesh ka dhënë nga vetja, pak nga pak, për ta ndërtuar këtë vend që sot e duam të gjithë me zemër.

Unë s’jam veç kryetar, jam bashkëudhëtar i juaji.

Me ju kam ndarë çdo ditë të mirë e të vështirë.

Kemi debatuar mes nesh thuajse për gjithçka që na shqetëson. Për jetën tonë. Për gjyshërit, prindërit, fëmijët, pra për krejt ciklin e jetës.

Por unë kam shpresë.

Rinia ma jep po atë frymë, kandidatët asambleistë që më qëndrojnë pranë, qytetarët pa dallim moshe që besojnë në punë e jo në fjalë që theksojnë dallime dhe momente negative.

Pra ju jeni arsyeja, pse unë rrugëtoj me plot.

Sepse rruga jonë nuk është thjesht politikë.

Është ndjenjë dhe përkushtim.

Është art i jetës me popullin.