Lajme

Çka ka me u bo për Tophanen? Beka prezantoi edhe programin e tij para banorëve të kësaj lagje

10/09/2025 16:19
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar banorët e Tophanes, raporton Gazeta Blic.

“Ky takim me përkrahësit e AAK-së ishte një mundësi për të kuptuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe për të diskutuar për nevojat e lagjes. Gjatë takimit, Beka prezantoi edhe programin e tij, me zotime konkrete për përmirësimin e jetës në Tophane”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Çka ka me u bo për Tophanen?

Sot, Beka bashkë me Visar Ballovcin u takuan me banorët e Tophanes në një takim të ngrohtë, plot sinqeritet e respekt.

Për Visar Ballovcin, Tophanja nuk është veç një lagje, është pjesë e jetës së tij. Është vendi ku ka punuar me përkushtim, ku ka krijuar lidhje të forta me banorët, dhe ku çdo rrugicë i kujton përvoja të përbashkëta me njerëzit e saj.

Ky takim me përkrahësit e AAK-së ishte një mundësi për të kuptuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe për të diskutuar për nevojat e lagjes. Gjatë takimit, Beka prezantoi edhe programin e tij, me zotime konkrete për përmirësimin e jetës në Tophane.

E po, për Tophanen ka me u bo shumë.

Shumë ma shumë, sepse Tophanja e meriton!

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon