Lajme

Prattipati dhe Osmani flasin për pritshmëritë rreth funksionalizimit të institucioneve pas Aktgjykimit të Kushtetueses

10/09/2025 15:33
nga:Sh R

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Presidencës, ato kanë diskutuar për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”, thuhet në njoftim.