Lajme

Petrit Hajdari: PDK-ja e Komoranit me energji të jashtëzakonshme për fitoren e 12 tetorit

10/09/2025 14:21
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka takuar shtabin zgjedhor të PDK-së në Komoran dhe fshatrat përreth, ku është shprehur i entuziazmuar me përkushtimin e aktivistëve.

Ai tha se “PDK-ja është e elektrizuar sepse fitorja është afër” dhe se çdo angazhim po e çon Drenasin drejt qeverisjes që meriton.

Hajdari përgëzoi ekipin për punën e deritanishme, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me të njëjtin ritëm deri në fund të fushatës.