Lajme

Në Podujevë vendoset gurthemeli për Parkun e parë Bujqësor në Kosovë

10/09/2025 13:06
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e Parkut të parë Bujqësor në nivel vendi, me vlerë investimi prej rreth 1.4 milionë euro, raporton GazetaBlic.

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 6 hektarësh dhe do të përfshijë ndërtimin e serrave për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Bulliqi tha se ky park do të krijojë kushte moderne për prodhim, zhvillim dhe inovacion në sektorin bujqësor, duke uruar fermerët për këtë hap të rëndësishëm.