Lajme

Njofton Ramosaj: Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë!

10/09/2025 12:32
nga:Y I

Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja për zgjedhjet e 12 tetorit, Bashkim Ramosaj, njoftoi se po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë.

Ramosaj tha se ky projekt do të eliminojë rrezikun nga vërshimet dhe njëkohësisht do t’i lehtësojë qarkullimin banorëve të këtij vendbanimi.

“Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve me projekte që përmirësojnë jetën dhe sigurinë në çdo cep të komunës sonë” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Pas zgjidhjes së kontestit mes kompanive, jemi të lumtur që më në fund po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë. 🌉👷‍♂️

Ky projekt do të eliminojë rrezikun nga vërshimet dhe njëkohësisht do t’i lehtësojë qarkullimin banorëve të këtij vendbanimi.

Do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve me projekte që përmirësojnë jetën dhe sigurinë në çdo cep të komunës sonë.

#FLASIMmePUNË #AAK174
BR