Lajme

Sokol Haliti: Bujqësia është pasuria jonë më e madhe

10/09/2025 12:29
nga:Genita C

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka uruar qytetarëve një ditë të mbarë, duke theksuar rëndësinë e bujqësisë si pasuri kombëtare, raporton GazetaBlic.

Ai tha se tokat duhet të ruhen dhe të shfrytëzohen me mençuri e strategji për të mirën e përbashkët.

Haliti theksoi se përvoja dhe përkushtimi i deritanishëm janë garanci për një qasje profesionale dhe të qëndrueshme në këtë sektor.